Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropian.
“Dardanet” në palestrën “1 Tetori” u mposhtën nga Belgjika me rezultat 3-0 .
Setin e parë e humbi 25:12, të dytin 25:16 dhe të tretin 25:19.
Kosova në Grupin E i humbi edhe dy ndeshjet e kaluara, atë kundër Estonisë dhe Ukrainës, të cilat po ashtu i humbi 3:0 në sete.
Kombëtarja i ka dhënë fund aventurës në Grupin E të raundit të dytë kualifikues, pas një suksesi historik duke arritur të kalojë për herë të parë një raund kualifikues të kompeticionit më prestigjioz evropian për këtë grupmoshë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?