Barazimi i Kosovës me Bullgarinë (1:1) i është përshtatur përfaqësueses së Malit të Zi dhe asaj të Çekisë. Në favor të Kosovës ka shkuar barazimi 1:1 i Bullgarisë me Malin e Zi e po ashtu humbjet nga Anglia të Çekisë (5:0) e Malit të Zi (5:1).
Kështu rezultatet e dy xhirove të para të Grupit A të eliminatoreve për “Euro 2020” kanë konfirmuar se Anglia qëndron dukshëm më lart se përfaqësueset e tjera, dhe se sipas të gjitha gjasave do të dalë e para në grup, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu kanë konfirmuar se katër përfaqësueset e tjera do të zhvillojnë garë të fortë mes tyre për pozitën e dytë, që dërgon në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Në garën shumë të hapur mes Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Çekisë, me shumë peshë, ndoshta vendimtare, do të jenë dy xhirot e radhës që luhen në qershor. Në qershor Anglia është e lirë, kështu që do të ketë përballje direkte mes katër skuadrave që pretendojnë vendin e dytë në grup.
“Përshëndetje Z. President!” – momenti kur zëvendëspresident...
Shoqata e Naftëtarëve: Vetëm një marrëveshje afatgjatë sjell...
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...