Skuadra e Twentes ka dënuar banerin me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ që u shpalos në stadium nga disa tifozë të saj në derbin ndaj Feynordit.
Zyrtarët e skuadrës holandeze kanë larguar menjëherë banerin, ndërsa pas ndeshjes kanë kërkuar falje dhe kanë thënë se kjo nuk i përket futbollit.
Përmes një deklarate për mediat, drejtuesit e klubit janë shprehur se do ti gjejnë personat përgjegjës për këtë gjë, dhe do të marrë masa ndaj tyre.
“Këtë pasdite pas një atmosfere fantastike të Ultras Block P është parë një bane ‘Kosova është Serbi’. Një baner i tillë nuk i përket futbollit dhe nuk ka vend në stadiumin tonë. Twente është duke hetuar dhe do të marrë masa ndaj përgjegjësve. Pas konsultimeve me të gjitha palët, ky baner është larguar para pjesë së parë.”
Klubi i futbollit rrezikon dënimin nga UEFA, e cila nuk lejon manifestimin e pikëpamjeve politike në stadiume.
Në skuadrën e Twentes luajnë dy lojtarë me origjinë nga Kosova, Bersant Celina i cili erdhi në formë huazimi nga Manchester City dhe Enis Bunjaki. Të dy futbollistët gjithashtu luajnë për ekipin kombëtar të Kosovës.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...