Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, është shfaqur para gazetarëve në konferencë për media një ditë para përballjes me Kosovën.
Duke folur për ndeshjen, ai foli edhe për gjasat që Kosova ka ende për t’u kualfikuar në Euro 2020.
“Kemi bërë shumë analiza të lojës sonë. Situata jonë në tabelë nuk është e mirë dhe ne po përgatitemi të jemi gati për ndeshjen e Ligës së Kombeve”, tha Hadzibegic.
“Sa i përket ndeshjes, nesër do të jetë vështirë. Kosova ka ende shanse dhe do të luftojnë për kualifikim”, vlerësoi Hadzibegic.
“Megjithatë, ne kemi ardhur këtu për lojë të mirë dhe sigurisht për rezultat të mirë”, shtoi ai.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare