Kosova nis sonte ciklin kualifikues për Kupën e Botës të vitit 2026 ndaj Zvicrës në Bazel.
Sfida fillon nga ora 20:45 dhe optimizmi për një rezultat pozitiv është i madh, shkruan Arbresh.info.
Kjo nuk është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, pasi janë zhvilluar tri të tilla më parë, dy prej tyre zyrtare dhe një miqësore.
Nga këto tri sfida, Dardanët kanë dal të pathyeshëm të të gjitha këto përballje.
Përballja e parë ishte miqësorja e vitit 2022 në Cyrih, ku u mbyll me rezultat 1-1. Atëbotë golin për Kosovën e shënoi Milot Rashica, i cili do të mungojë në sfidën e sotme, pasi nuk është grumbulluar nga përzgjedhësi Foda.
Edhe në dy përballjet zyrtare të cilat janë luajtur për kualifikimet e Euro 2024, dy sfidat u mbyllën baras.
Fillimisht në Prishtinë me 9 shtator të 2023-tës, Dardanët dhe helvetet luajtën me shifrat 2-2. Të dy golat për kombëtaren tonë i realizoi sulmuesi, Vedat Muriqi.
Kurse në ndeshjen e kthimit në Bazel të nëntorit të atij viti, Zvicra dhe Kosova luajtën baras 1-1. Golin për “Dardanët”, sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni.
Selektor i Kosovës në dy ndeshjet zyrtare të luajtura ndaj Zvicrës për kualifikim në Euro 2024, ishte slloveni Primoz Gliha./Arbresh.info
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...