Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C që do të zhvillohet në Andorra prej 18 deri më 23 korrik.
Kosova U-16 e ka mposhtur Uellsin me rezultat të ngushtë 42:40 (5:12, 19:7, 8:3, 10:18).
Basketbollistet e reja të Kosovës në çerekun e parë nuk ishin në nivelin e duhur, kjo edhe për shkak të emocioneve të mëdha, duke u nisur nga fakti se kjo është hera e parë që po e përjetojnë pjesëmarrjen në një garë të nivelit të tillë, por edhe për shkak të mungesës së përvojës.
Megjithatë në çerekun e dytë vashat e udhëhequra nga Fidan Shatri u konsoliduan dhe kështu në dhjetëminutëshin e dytë i shënuan 19 pikë, derisa kundërshtarin e lejuan të realizoj jo më shumë se 7 pikë.
Në çerekun e tretë u zhvillua një lojë më e zbehtë sa i përket pikëve, por edhe kjo pjesë e lojës i takoi vashave kosovare 8:3.
Në çerekun e katërt, atëherë edhe kur u prit që Kosova të vazhdoj me të njëjtin ritëm, Uellsi kthehet në lojë dhe dalëngadalë arrin ta zvogëlojë epërsinë ndaj ekipit tonë, ndërsa në çastet e fundit edhe t’ia rrezikojë fitoren.
Por në momentet vendimtare Kosova arriti ta ruaj gjakftohtësinë dhe kështu iu gëzua fitores në hapje të Kampionatit Evropian, Divizioni C në Andorra.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...