Përfaqësuesja e Kosovës të premten e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror, raporton Arbresh.info.
Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën. Qindra shikues janë parë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
Sot në Drenas është zhvilluar një stërvitje e lirë. Pas stërvitjet për media foli ylli i ri i Kosovës, Besart Berisha. “Stërvitja e parë ishte e mirë, për mua është me rëndësi që të njoftohemi me bashkëlojtarët. Detyra jem është shënimi i golave. Është një grup shumë i mirë me disiplinë më kanë pritur shumë mirë dhe nuk pres të kem probleme. Jam shumë i kënaqur deri tash”, deklaroi Besart Berisha. /Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës