Shtëpia më e madhe e futbollit botëror (FIFA), ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-së.
‘Dardanët’ tani renditen në pozitën e 108-të, një pozitë më poshtë në krahasim më renditjen e kaluar.
Kosova këtë muaj barazoi me Rumaninë derisa u mund nga Bjellorusia në Budapest.
Kosova i ka 1179,69 pikë, ndërsa e sheh veten prapa Madagascarit dhe përpara Taxhikistanit.

Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë ngritet në renditjen e re të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë përparuar për tri pozita, nga ajo e 68-të në të 65-ën.
Shqipëria i ka 1357,39 pikë, ndërsa gjendet përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Irlandës së Veriut.

Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...