Federata e Golfit e Kosovës ka shënuar një moment historik sot duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF).
Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të golfit në Kosovë, njofton Federata e Golfit e Kosovës.
Anëtarësimi në IGF i hap rrugë Kosovës për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe evente të mbështetura nga lëvizja olimpike.
Po ashtu, ky status i ri kontribuon në forcimin e strukturave sportive, rritjen e bashkëpunimit me federata të tjera dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët kosovarë.
Ky sukses dëshmon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të Federatës së Golfit të Kosovës në ndërtimin dhe promovimin e këtij sporti, si dhe përpjekjet për ta përfaqësuar vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Pranimi në Federatës së Golfit është një tjetër hap përpara për sportin kosovar dhe një dëshmi se Kosova po vazhdon ta zgjerojë praninë e saj në organizatat më të rëndësishme sportive botërore.
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...