Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të enjten mbrëma do të ndeshet me Azerbajxhanin, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2027.
Federata e Basketbollit e Kosovës, njofton se të mërkurën ka nisur shitja e biletave për duelin me Azerbajxhanin.
“Biletat do të shiten te New Born nga ora 12:00 dhe kushtojnë 4 euro”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Biletat sipas FBK-së të enjten do të shiten edhe në Mitrovica në Fan Shopi i KB Trepçës.
Ndeshja Kosovë-Azerbajxhan luhet në Prishtinë dhe fillon në orën 19:30.
Dardanët kërkojnë përkrahjen nga tifozët për të fituar dy ndeshjet dhe për të vazhduar rrugën e kualifikimit./rtk
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?