Pas përfundimit të ndeshjeve të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, FIBA World e ka publikuar renditjen në të cilën Kosova zë vendin e 86-të.
Duhet theksuar se në renditjen e publikuar një muaj më parë Kosova ka qenë e 96-ta, ndërsa pavarësisht dy disfatave të pësuara në kuadër të Grupit C të Dritares së Parë, ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, Përfaqësuesja jonë arriti që të avancojë për 10 pozita.
Duhet theksuar se Lituania kundërshtari i Kosovës zë vendin e 5-të në këtë renditje, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë në këtë listë të ndjekura nga Spanja, Serbia dhe Franca.
Hungaria kundërshtari tjetër i Kosovës në Grupin C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” zë vendin e 41-të, kurse Polonia është e 28-ta.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...