Kosova arkëton vetëm një pikë ndaj Moldavisë

22:39 | 3 Shtator 2020

Ka përfunduar ndeshja mes Moldavisë dhe Kosovës, e vlefshme për grupin C të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” dominuan tërë ndeshjen, por ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, Moldavia shënuan të parët përmes një kundërsulmi me anë të Nicolaescu në minutën e 20-të.

Në minutat në vazhdim Kosova provoi gjatë tërë kohës, por ishte e pafat para golit, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, Kosova ishte në nivel edhe më të lartë dhe rrugën drejt golit e gjeti Benjamin Kololli pas një asistimi të Valon Berishës në minutën e 71-të.

Kosova pas këtij barazimi prinë në grupin C me një pikë, aq sa kanë edhe skuadrat e tjera./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara