Pasi që arriti kualifikimin në rrethin elitë, Kosova U-19 është duke menduar seriozisht përgatitjen për garat e këtij rrethi, aq më parë që para disa ditëve ka mësuar edhe kundërshtarët e saj ku është në grup me Portugalinë si nikoqire, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë, njofton FFK, shkruan arbresh.info.
Këto ndeshje janë paraparë të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars, 2018 në Portugali. Së këndejmi në kuadër të përgatitjeve për këtë rreth të garave ditë më parë drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekipeve. Artan Govori është takuar me z. Nikolay Lavchiev nga Departamenti për marrëdhënie ndërkombëtare i Federatës së Futbollit të Bullgarisë.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ndërsjellë dhe u arrit pajtueshmëri që e Kosova U-19 t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore që shërbejnë edhe si test, me Kombëtaren U-19 të Bullgarisë më 19 e 22 shkurt, 2018 në Bullgari.
Po ashtu në një kohë tjetër të përshtatshme do të kemi edhe ndeshje kthyese në Kosovë.
Këto ndeshje do ta ndihmojnë shumë Kombëtaren U-19 që të përgatitet sa më mirë për rrethin elitë. /arbresh.info/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...