Ashtu siç e do tradita, Derbi i Italisë gjithmonë fillon me një koreografi të madhe nga tifozeria vendase.
Në derbin e fundit për sezonin 2018/19 në Serie A, është Interi vendas dhe normalisht që tifozët kishin përgatitu një thumbim për kundërshtarët.
Koreografia e tyre ishte dedikim për eliminimin e Zonjës së Vjetër nga çerekfinalja, ku u mundën nga Ajaxi. Në qendër të koreografisë ishte shkruar: “Loja përfundoi“.
Juventusi në histori të klubit ka vetëm dy Liga të Kampionëve, ndërsa Interit tri.
Por, duke parë kualitetet e Zonjës së Vjetër, normalisht që në sezonin e ardhshëm ata do të provojnë edhe një herë seriozisht për ta fituar. /Telegrafi/

Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet