Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është optimist për rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot (e mërkurë) me përkushtim të madh përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Seanca e radhës stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në ambient pozitiv dhe me intensitet të lartë, teksa përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Pas stërvitjes është deklaruar mesfushori Meriton Korenica, i cili ka shprehur optimizëm për paraqitjen e ekipit në këto dy ndeshje.
Korenica theksoi se përgatitjet po shkojnë sipas planit dhe se ekipi është i gatshëm për sfidat e nëntorit.
“Dy ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë. Bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht për këto dy ndeshje dhe forma e tyre është shumë e lartë”, ka thënë fillimisht Korenica.
“Gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresoj që të marrim rezultate pozitive dhe të bëjmë historinë e Kosovës. Dalëngadalë kemi filluar të punojmë në aspektin taktik”.
“Ne kemi treguar lojëra shumë të mira dhe shpresoj të vazhdojmë tutje me këtë formë të lartë”, përfundoi mesfushori dardan.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar