Deontay Wilder do të luftojë kundër kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, Tyson Fury, për herë të tretë në verë, sipas promotorit Bob Arum.
Ata u ndan baras në meçin e parë në vitin 2018, por Fury fitoi në rimeçin e fundjavës së kaluar duke e detyruar amerikanin ta dorëzojë meçin në rundin e shtatë, për t’u shpallur kampion në WBC, transmeton Gazeta Express.
Boksieri amerikan i pati 30 ditë për ta kërkuar rimeçin dhe Arum, promotori amerikan i Furyt, konfirmoi se është njoftuar formalisht nga ekipi i Wilderit se dëshirojnë rimeç.
Arum ka thënë se lufta e tretë mes Wilder dhe Fury do të zhvillohet para Lojërave Olimpike Verore në korrik.
Kjo nënkupton se nuk do të ketë meç të shumëpritur mes dy britanikëve, Fury dhe Joshua.
Joshua, i cili i mban tre tituj WBA, IBF dhe WBO, ishte në bisedime me Furyn për një meç unifikues, në rast se Wilder nuk do ta shfrytëzonte mundësinë për rimeç me britanikun.
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP