Barcelona luan sonte në mbrëmje derbin ndaj Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së 19-t në La Liga.
Për këtë sfidë tashmë Barcelona e ka një mungesë të madhe të konfirmuar, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti holandez Frenkie de Jong është konfirmuar se do të mungojë në këtë takim pas një lëndim. 28-vjeçari nuk është grumbulluar me skuadrën.
Përveç tij edhe Araujo do të mungojë shkak i një problemi të tij personal, i cili ka të bëj me gjendjen e tij aktuale mendore. Ai ka qenë cak i kritikave nga tifozët dhe ka bërë që të rëndohet emocianalisht, pas atij kartoni të kuq të marrë me Chelsean në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Barça po ashtu do të jetë edhe pa Ferminin, Gavin e ter Stegenin.
Ndeshja me Atleticon luhet me fillim nga ora 21:00, derisa aktualisht Barcelona është liderë në La Liga me 34 pikë, një më shumë se Reali./Arbresh.info
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA