Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në ndeshjes e së dielës mbrëma ku Paris Saint Germain zhvillonte derbin e xhiros së gjashtë së Ligue 1 ndaj skuadrës së Marseilles.
Mbappe mori një ndërhyrje të ashpër nga Leonardo Balerdi që e detyroi atë të largohet nga fusha për të marrë tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Ylli francez mori ndihmën e nevojshme nga mjekët dhe u rikthye në fushë, por ky rikthim nuk zgjati shumë pasi ai nuk po gjente dot forcën për të vazhduar.
Ai u largua në minutën e 32-të nga fusha e blertë.
Ndërkohë trajneri Luis Enrique ka konfirmuar se lëndimi nuk është edhe aq serioz sa dukej.
“Nuk është diçka serioze, por ndjente dhimbje. Mendoj se ishte më e zgjuar që të largohet. Është një goditje, por ai është mirë”, tha Enrique.
Përkundër lëndimit të Mbappes, Parisi arriti të “shkatërroj” Marseillen me rezultat 4-0./Arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...