Tashmë janë kompletuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/20, që ka qenë përplot befasi dhe momente dramatike.
Për herë të parë që nga viti 1991, tri ligat më të mëdha evropiane – Premierliga, La Liga dhe Serie A – kanë mbetur pa asnjë përfaqësues në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Ëndrrën për kualifikim në finale dhe marrjen e trofeut tani po e vazhdojnë dy klube nga Gjermania, Bayern Munichu dhe Leipzigu, si dhe dy klube nga Franca, Paris Saint-Germaini dhe Lyoni.
Paris Saint-Germaini e mposhti Atalantan në çerekfinale dhe tani do të përballet më 18 gusht, të martën, në gjysmëfinale kundër Leipzigut, që e eliminoi Atletico Madridin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë në histori të tyre.
Në anën tjetër, Bayern Munichu e turpëroi Barcelonën me rezultat 8:2 në çerekfinale dhe e siguroi një vend në gjysmëfinalen tjetër që do të zhvillohet më 19 gusht, të mërkurën, kundër Lyonit, që sonte e mposhti Manchester Cityn.
Fituesi i këtij edicioni do të zbulohet më 23 gusht, kur do të nisë finalja në orën 21:00 në Lisbonë për ta përfunduar një edicion të jashtëzakonshëm të futbollit evropian, shkaku edhe i ndërprerjes dhe ndryshimeve që i solli përhapja e koronavirusit në botë.
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...