Divine Myles pritet të mos jetë pjesë e kampionit në fuqi Pejës.
Klubi pejan e ka prezentuar Myles ditë më parë, shkruan Arbresh.info.
Por ky transferim do të shkoj huq me shumë gjasë për skuadrën e Pejës, pasi Komisioni i Garave e ka refuzuar klubit.
“Komisioni i Garave në kuadër të FBK-së e ka shqyrtuar kërkesën e paraqitur KB Peja, për regjitstrim të Divine Myles Miracle dt.28.02.2024, kur ka qenë edhe dita e fundit për transferime.
Pas shqyrtimit të kësaj kërkese KOMISIONI I GARAVE merr VEDNIM të refuzoj kërkesën e KB Peja”, thuhet në njoftimin e Komisionit të garave.
Kujtojmë që Myles në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të Prishtinës dhe Prizrenit./Arbresh.info/



Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...