Kombëtarja bëri një tjetër ndeshje të tmerrshme për t’u parë, pa formë, pa përmbajtje dhe pa forcë. Panucci nuk e ka në dorë një skuadër.
90 minuta të tjera për t’u harruar, ndërsa askush nuk beson se ekziston më kjo skuadër. Kosova nuk ishte një rastësi, por një kambanë alarmi, që kombëtarja është në një ditë shumë të keqe.
Skuadra që arriti të mbante vendin e tretë në eliminatoret e fundit u zhduk si me magji dhe 3 muaj më vonë kemi një skuadër që nuk do arrin asnjë vend në Kupat e Evropës, nëse do të ishte në Superiore.
Mbrojtja fut ujë nga të gjithë krahët me Mavrajn e Gjimshitin që për asnjë moment nuk u koordinuan. Në të majtë nuk ka mbrojtës dhe Veselin plotëson vetëm numrin. Hysaj lufton i vetëm, por nuk ka as pika mbështetje dhe as kontakti. Mesfusha jo vetëm që nuk krijon, por nuk arrin as të mbulojë, raporton TCH.
Për sulmin është e tepërt të flasim.
Panucci nuk e ka luksin të lërë jashtë kësaj skuadre Agollin, Bashën, Grezdën, Xhakën dhe Memushajn.
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...
UP hap konkursin e studimeve të doktoratës