Benjamin Kololli ka arritur të realizoj një tjetër gol në Ligën e Evropës.
Mesfushori nga Kosova ka qenë titullar për Zurichun në ndeshjen përballë Napolit të fituar nga skuadra italiane me rezultat 1-3.
Lorenzo Insigne, Jose Callejon dhe Piotr Zielinski kishin shënuar golat për ekipin e Carlo Ancelottit. Ndërkohë golin e vetëm për Zurichun në këtë takim e shënoi reprezentuesi kosovar.
Kololli realizoi një gol spektakolar nga pika e bardhë në stilin panenka duke marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.
Ky ishte goli i dytë i Benjaminit në Ligën e Evropës, pasi ai kishte arritur të shënonte edhe në fazën e grupeve përballë AEK Laranca. Zurich pësoi humbje dhe do ta ketë tejet të vështirë të kaloj në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet një javë më vonë në Sao Paolo të Napolit.
Putin gjen zëvendësuesin e Yevgeny Prigozhin
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e rrugëve që lidhë dis...
Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë , Poli...
Aksident në Fier, i moshuari përplaset me varrezat e qytetit
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të pl...
Bora Zemani ndan imazhe nga prapaskenat e DWTS, e mrekullues...