Vdekja në formë tragjike e futbollistet kosovare Florijana Ismaili ka tronditur të gjithë.
I fundit me reagim rreth kësaj ngjarje tronditëse është presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës – Besim Hasani, shkruan portali arbresh.info.
Në emër të KOK-ut, Hasani i ka dërguar ngushëllime familjes, komiutetit të futbollit dhe të gjithë dashamirësve të sportit.
Postimi i plotë nga Besim Hasani:
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për gjetjen e trupit të pa jetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.
Florijana ishte shembull i futbollistes, e cila me arritjet e saja prezantoi denjësisht futbollin dhe sportin shqiptar në shtetin zviceran, ku për disa vjet kontribuoi duke bartur me sukses edhe fanellën e Zvicrës.
Ajo ishte idhull për shumë sportiste jo vetëm në Zvicër, pasi me punë dhe përkushtim kishte ndërtuar karrierë të suksesshme, e cila fatkeqësisht ju ndalë në gjysmë.
24-vjeçarja ishte zhdukur prej disa ditësh në njërin nga liqenet e Comos në Itali, kurse autoritetet italiane gjetën sot trupin e saj.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së saj, komunitetit të futbollit, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje