Sot u luajt ndeshja ndërmjet Cadiz CF dhe Barcelona, në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas.
Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në pozitën e shtatë në tabelë, me 14 pikë gjithsej.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u shpreh i zhgënjyer me disfatën, ku tha se lufta për titull tani do të jetë më e vështirë për ekipin e tij.
‘Ne kemi marrë një hap gjigand mbrapa në luftën për Ligën’, tha holandezi, transmeton lajmi.net.
‘Traineri është shumë i rëndësishëm në rezultat. Askush nga ne nuk ka qenë i mirë këtë ndeshje’, tha ai
‘Qasja jonë ndaj lojës në parim është e mirë, por ka momente të lojës që nuk po tregohemi të mirë, veçanërisht kur nuk kemi në posedim topin’, tha 57 vjeçari.
‘Inkuadrova Dest në krah me Trincao që të kemi freski, por në fund nuk ja dolëm’ përfundoi Ronald Koeman./
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...