Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës.
Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se VV e ka shkelur me dy këmbë Kushtetutën, duke e cilësuar situatën si një tentim për rrënimin e rendit kushtetues.
Ai theksoi se ajo që ka ndodhur është politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme, duke shtuar se institucionet nuk mund të ndërtohen mbi shkeljen e Kushtetutës.
Postimi i plotë:
Me lehtësi të padurueshme, VV shkeli me dy këmbë Kushtetutën.Për të satën herë, VV e shkeli me dy këmbë Kushtetutën. Sonte me lehtësi të padurueshme. Ky ishte një tentim i rrënimit të rendit kushtetues. Republika duhet me pasë gardianë. Deputetët janë të pamjaftushem që të jenë gardianët e vetëm. Ajo që ndodhi sonte, është e gabuar, politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme. Nuk mund të ndërtohen institucionet mbi shkeljen e Kushtetutës.Pas përfundimit të këtij votimi, ky proces duhet të shpallet i dështuar.
Seanca për presidentin shtyhet për në orën 14:00
Nagavci thërret opozitën për të votuar presidentin: Shmangni...
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!
FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin...
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...