Menaxheri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se do të “preferonte” të kishte Lionel Messin, por vlerësoi përpjekjen e ekipit të tij pas fitores 4-2 kundër Real Sociedad.
Klubi katalanas e nisi fushatën e tij në LaLiga me tre pikë falë golave të Gerard Pique, një shënimi nga Martin Braithwaite dhe një gol në shtyrje nga Sergi Roberto, shkruan DailyMail.
Është hera e parë që nga sezoni 2003-2004 ku Messi nuk do të luajë një lojë ligë për klubin dhe ai do të jetë një humbje e madhe në sfidën e tyre për titullin dhe Ligën e Kampionëve, transmeton arbresh.info.
Duke folur për mediat pas fitores, Koeman tha se “loja jonë mund të jetë më kolektive se më parë, por unë do të preferoja të kisha Messin në ekipin tim. Por nëse nuk e kemi lojtarin, ai duhet të jetë kolektiv.”
Barcelona nuk ishte në gjendje të nënshkruajë me Lionel Messin me një kontratë të re për shkak të rregulloreve të LaLiga në lidhje me pagat e lojtarëve.
Superylli argjentinas i është bashkuar gjigantëve francezë Paris Saint-Germain ku do të formojë një treshe vdekjeprurëse me ish-shokun e Barcelonës Neymar dhe Kylian Mbappe./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit