Klubi rus do të përballet me akuza disiplinore pasi tifozët brohorisnin këngë ofenduese ndaj të riut Bobby Adekanye gjatë ndeshjes ndërmjet skuadrave në kuadër të UEFA Youth League.
Spartak Moscow është ndëshkuar për shkak të brohoritjeve raciste në lojtarin e Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.

I riu i Redsave, Bobby Adekanye ishte shënjestër e tifozëve të Spartakut gjatë disfatës 2 me 1 në kompeticionin UEFA Youth League të skuadrës U19 muajin e kaluar në Moskë.
Liverpooli kishte bërë një ankesë dhe incidenti mësohet gjithashtu se ka qenë pjesë e raportit nga delegati i UEFA-së në detyrë.
Klubi është dënuar poashtu me 3 mijë funta nga autoritetet ruse në muajin korrik pas abuzimeve ndaj Guilherme, portierit brazilian të skuadrës Lokomotiv, në fillim të sezonit të ri./arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...