Fenerbahçe ka konfirmuar se dy anëtarë të saj kanë përfunduar pozitiv në kontrollin e virusit COVID-19.
Klubi turk, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se një futbollist i ekipit të parë dhe një zyrtar i klubit janë të infektuar me koronavirus.
Gjiganti nga Stambolli megjithatë nuk i ka treguar emrat e të infektuarve, prandaj edhe për momentin nuk dihet se kush janë ata.
“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i ekipit të parë e kanë kaluar testin e koronavirusit në Samandıra Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe te një anëtar i stafit teknik”, njofton Fenerbahçe.
Ndërkohë, dje Vedat Muriqi në një intervistë ka thënë se është mirë ai dhe familja e tij, duke kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes në kalimin me sukses të këtij virusi vdekjeprurës./Express
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump