Ernest Muçi është i rëndësishëm për klubin bardheblu, mirëpo duke qenë i tillë, thith edhe interesime nga klube të ndryshme europiane.
Prej pak ditësh, në adresë të skuadrës kampione në fuqi kanë mbërritur sinjale interesimi nga “Shqiponjat” portugeze të Bragës.
Skuadra e cila renditet momentalisht në vend të katërt në elitën portugeze, është duke marrë informacione rreth situatës së Muçit dhe gazeta mëson se pret një ofertë zyrtare, në rast se do të ketë një të tillë.
Tirana për momentin kërkon që të shfrytëzojë aftësitë dhe talentin e 19- vjeçarit në fushën e lojës, mirëpo çdo ofertë e leverdishme për lojtarin dhe klubin do të ishte e mirëpritur.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen