Milot Rashica ka qenë padyshim ylli i Werder Bremenit këtë sezon dhe brenda njëmbëdhjetë ndeshje kompetitive, futbollisti kosovar ka tërhequr vëmendje.
Siç raporton Sport Bild, klubi i madh gjerman RB Leipzig ka shfaqur së fundmi interesim për të siguruar shërbimet e talentit të ri nga Vushtrria, shkruan portali arbresh.info.
Rashica ka shkëlqyer në pjesën e dytë të këtij sezoni duke shënuar tetë gola në Bundesliga.
Ky zhvillim pozitiv ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve dhe sipas raporteve të fundit, RB Leipzigu do të transferojë një sulmues të ri dhe në listën e kandidatëve janë Lukebakio (Fortuna Dusseldorf), Luca Waldschmidt ( SC Freiburg) dhe Milot Rashica i Werder Bremenit.
Është tashmë e ditur që klubi i tij aktual dëshiron të mbajë atë në skuadër, por duke marrë parasysh performancën e tij në kampionatin gjerman atëherë ata janë para një detyre mjaftë të vështirë./arbresh.info/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...