Jasmin Huljaj, me rrënjë nga Kosova, është zgjedhur president i ri i klubit të futbollit nga Kroacia, Hajdukut të Splitit.
Huljaj, 49-vjeçar, i cili e ka kaluar shumicën e karrierës së tij në industrinë farmaceutike, të enjten e 4 korrikut u zgjodh presidenti i tetë i Hajdukut në 10 vitet e fundit, shkruajnë mediat kroate, transmeton gazetas express.
Jasmin dhe vëllai i tij Dane janë lindur në fshatin kroat Trstenik, ndërsa babai i tyre vjen nga Kosova.
Jasmin Huljaj është emër krejtësisht i panjohur në botën e futbollit, edhe pse, si shumë njerëz tjerë në Split, ai është stërvitur me Hajdukun si fëmijë. Sportet edhe sot janë aktivitet çlodhjeje për presidentin e ri të Hajdukur. Aij i pëlqen tenisi, skijimi dhe zhytja në ujë.
Shkollën e mesme e ka kryer në Split dhe ka marrë diplomën master në farmaci. Gjatë karrierës së tij, Jasmin ka ndjekur edhe shkolla ndërkombëtare.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...