West Bromwich Albion synon ta rivalizojë Lazion për transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi. Madje, klubi anglez duket se e ka bërë ofertën zyrtare gati për t’ia prezantuar Fenerbahçes
West Bromwich Albioni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.
Klubi anglez, pasi e siguroi pjesëmarrjen në Premierligë, e ka ndërmend ta rivalizojë Lazion për sulmuesin kosovar.
Ditë më parë klubi italian e bëri një ofertë zyrtare për përfaqësuesin kosovar.
E ofertën zyrtare gati për ta prezantuar duket se e ka edhe ekipi që udhëhiqet nga trajneri Slaven Bilic, i cili e pëlqen tej mase lojtarin.
Gazetari turk Ertan Süzgün zbulon se West Bromi shumë shpejt do t’ia prezantojë Fenerbahçes ofertën zyrtare për 26 vjeçarin.
Muriqi i ka realizuar 17 gola për ekipin turk në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Prizrenasi ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023. /Gazeta Express/
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...