Klubet kosovarë të xhudos, “Polici” dhe “Studenti” janë treguar mjaft të suksesshëm në turneun “Bardejov Judo Open 2019” në Sllovaki, ku fituan plot medalje
Xhudoja kosovare vazhdon të korr suksese në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.
Rrugën e suksesit të seniorëve po e ndjekin edhe xhudistët e rinj.
Ata, me paraqitjet e tyre në turne të ndryshëm po tregojnë se ky sport luftarak ka të ardhme të ndritshme dhe perspektivë në Kosovë.

E kur flasim për sukseset në kategoritë e reja, menjëherë na shkon mendja tek klubi “Polici” nga Prishtina, por shumë prapa nuk mbetet as “Studenti” nga Vushtrria.
Këto dy klubet vazhduan t’ia zbardhin fytyrën Kosovës edhe fundjavën që shkoi.
Garuesit e klubeve “Polici” dhe “Studenti” morën pjesë në turneun ndërkombëtar të xhudos “Bardejov Judo Open 2019”, i cili u mbajt në Sllovaki.

Rrugëtimi i gjatë dhe me përplot sakrifica (pritje të gjata në kufi), gjithsesi se ia ka vlejtur pasi xhudistët e rinj kosovarë fituan plot medalje.
Pas akomodimit në qytetin simpatik Bardejov, garuesit u vendosën në një hotel mjaft komod dhe të rehatshëm.
Pas matjeve, ata ishin të gatshëm për gara.
Para fillimit të këtij turneu, meqë Sllovakia nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur, ky shtet kishte kërkuar që ekipi kosovar të marrë pjesë si klub, e jo si shtet.

Mirëpo, trajneri Anton Cena nuk e kishte pranuar këtë kusht pasi dëshironte që 800 garuesit pjesëmarrës të konsiderohen të barabartë.
“Mbas këmbënguljes time e lejuan flamurin që të valvitet në mesin 12 shteteve të Evropës”, shprehet Cena.
Të gjithë garuesit e klubit “Polici” u treguan të suksesshëm.
Artemis Bilalli në U-18, -73 kilogramë e ka fituar medaljen e artë tek kadetët, ndërsa të artën e rrëmbeu edhe Rezarta Alimi, kategoria -63 kg, grupmosha U-15.

Art Thaqi në U-13 e fitoi medaljen e argjendtë, kurse i bronztë ishte Lis Maloku tek kadetët.
Kurse, nga klubi “Studenti”, Sara Osmani u tregua më e suksesshmja nga të gjithë garuesit duke i fituar dy medalje të arta, në gruopmoshat U-15 e U-18.
Kurse, Florian Gërguri në U-15 e fitoi medaljen e argjendtë.
Këto rezultate fantastike pa dyshim që e kanë bërë të ndihet i lumtur dhe krenar trajnerin e palodhshëm Anton Cena.
Krahas medaljeve, Kosova bë bazë të rezultateve përfundoi edhe në podium sa u përket ekipeve kombëtare.

“Befasia më e madhe ishte që Kosova u shpall e treta si shtet dhe për këtë e fituam kupën. Pra, urime Kosovë se edhe në shtetin që nuk e kanë pranuar po bëjnë jehonë fitoret tona! Faleminderit shumë kompanisë së ujit Tepelena dhe AgroKos.
Trajnerit Bekim Salihu, Donit Raci, Linda, Arben dhe Kastriot Cenës për punën që po e bëjnë. Për fund dua ta falënderoj edhe Zyrën Sllovake që po na mbështet me Viza se pa mbështetjen e tyre nuk do të kishim arritur deri të këto rezultate.
Uroj që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen deri sa të na largojnë regjimin e vizave. Vazhdojmë me garën e radhës në Kroaci dhe Athinë. Nuk kemi të ndalur!”, ka vazhduar trajneri Cena, i cili të dielën ishte ligjërues në kampin e mbajtur në Sllovaki, ndërkohë që e mori edhe një mirënjohje nga klubi i xhudos “Bardejov”, ka shkruar Cena në “Facebook”.

Edhe pse Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet, sllovakët, respektivisht organizatorët e turneut nga klubi “Bardejov” bënë mikpritje të shkëlqyeshme dhe të ngrohtë për kontingjentin kosovar.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...