Revista e famshme “Forbes” ka bërë klasifikimin e skuadrave më të vlefshme në botë.
Në top dhjetëshen e parë dominojnë skuadrat amerikane, ku vetëm tri janë nga Evropa, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Ragbit, Dallas Cowboys është vlerësuar si skuadra më e shtrenjtë në Botë. Vlera e tyre konsiderohet 5 miliardë dollarë amerikan (rreth 4.5 miliardë euro).

Në vendin e dytë është skuadra e bejsbollit, New York Yankees. Ata kanë një vlerë prej 4.6 miliardë dollarë (4.13 miliardë euro).

Në vendin e tretë janë 13 herë fituesit e Ligës së Kampionëve, Real Madrid. Spanjollët vlerësohen 4.34 miliardë dollarë (3.9 miliardë euro).

Pas tyre, në vendin e katërt është Barcelona. Kampionët e La Ligas vlerësohen 4.02 miliardë dollarë (3.61 miliardë euro).

Në këtë listë një tjetër skuadër evropiane është Manchester United. Skuadra më e trofeshme e Anglisë vlerësohet 3.81 miliardë dollarë (3.42 miliardë euro) dhe është në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/

Murati: Thirrni edhe akrabanë, le të votojnë të gjithë
Në Graçanicë votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova
Granit Xhaka asiston tek goli i parë i Sunderlandit
Haradinaj: Dalja në zgjedhje është e kënaqshme
Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen z...
Zëdhënësi i VV-së del me thirrje disa orë para mbylljes së k...