Ish-mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen është në bisedime për një rikthim në Premier League.
Erkisen nuk ka luajtur që kur pësoi një atak kardial ndërsa përfaqësonte Danimarkën kundër Finlandës në EURO 2020 verën e kaluar.
Ai është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Iinterin u ndërpre për shkak të moslejimit për të luajtur në Serie A me një defibrilator në zemrën e lojtarëve.
“The Times” raporton se 29-vjeçari është kontaktuar nga disa klue të paidentifikuara të Premier League dhe mund të vulosë një rikthim në Angli këtë javë.
Për Eriksen ka interesim edhe nga klube nga mbarë Evropa, por ai është i etur për një rikthim në Angli.
Eriksen luajti për Tottenhamin midis 2013 dhe 2020, gjatë së cilës ai bëri 305 paraqitje, shënoi 69 gola dhe dhuroi 90 asistime.
Ai ka kaluar kohë duke u stërvitur me klubin zviceran Chiasso dhe më parë është stërvitur me Odensen, ku ka luajtur si i ri./Arbresh.info
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...