Nicolo Zaniolo është një nga telentët italianë më premtues tani dhe ai është një nga lojtarët më të vlefshëm të AS Roma.
Sulmuesi ka mbetur në formë të mirë, pavarësisht se është i rrënuar nga lëndimi dhe ai duket i destinuar të luajë për Juventusin.
Bianconerët gjithmonë kërkojnë lojtarët më të mirë nga rivalët e tyre në Serie A dhe pritet të tentojnë për transferimin e Zaniolos.
Megjithatë, ata nuk janë i vetmi klub që kanë mbetur të impresionuar nga performancat e 22-vjeçarit.
“Calciomercato” raporton se skuadra e Massimiliano Allegrit po përballet me konkurrencë serioze nga Liverpool dhe Atletico Madrid.
Të dy klubet evropiane kanë qenë të suksesshme brenda sezoneve të fundit dhe duan ta transferojnë atë nga Roma.
Zaniolo është pjesë e “Giallorossëve” që nga viti 2018, kur u transferua nga Interi për 4.5 milionë euro./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...