Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar arsyen pse do të jenë në stol Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.
Ka mbetur me pak se 30 minuta para se të fillojë ndeshja e Liverpool ndaj Everton, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman në minutën e fundit ka bërë ndryshime të mëdha ndër ta janë edhe Firmino me Salah, të cilët do qëndrojnë rezervë.

Ai për këtë gjë ka thënë se duhet të respektojë tërë skuadrën.
“Një ndryshim që duhej të bënim është Adrian për Alisson, ndërsa katër të tjerët sepse dëshironim ta bëjmë. E bëmë sepse mundemi ta bëjmë”
“Duhet të tregojmë respekt për djemtë siç kam thënë sa e dua skuadrën dhe tani do e përdorim. Ky formacion është sepse mendoj që ndeshja do këtë shumë intensitet dhe kemi nevojë për lojtarë me energji”.
Liverpool është lider për momentin me 40 pikë të tubuara, pesë me pak se City në vendin e dytë, i cili dje mposhti Burnley./arbresh.info
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja