Jurgen Klopp thotë se nuk ka menduar asnjëherë përballjen kundër Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Redsat” do të përballen me liderin e Premierë Ligës në Anfield më 4 prill para ndeshjes kthyese në Etihad vetëm gjashtë ditë më vonë, transmeton portali arbresh.info.
“E kam thënë këtë edhe më parë dhe vazhdon të jetë ende e vërtetë”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të klubit. “Është gjithmonë e zakonshme në një short që ju mund të përballeni me një fqinj, pak a shumë, por të them të drejtën unë nuk e kam menduar, me të vërtetë”
“Është pikërisht ashtu siç ishte më parë – ne përballemi me atë që kemi. Tani është Manchester City, të shkojmë”
Nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Premierë Ligë, Liverpooli është skuadra e vetme që ka mposhtur Manchester Cityn këtë sezon./arbresh.info/
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...