Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kërkuar falje për komentet që ka bërë për Juventusin duke thënë se nuk do ta vendosë nën presion Maurizio Sarrin.
Tekniku gjerman javën e kaluar tha se nuk e dinë pse Juventus nuk është 10 pikë para skuadrave tjera, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Sarri reagoi duke thënë se Klopp është duke luajtur lojëra dhe duke u munduar ta heqë tërë presionin nga “Reds”.
Mirëpo, Klopp deklaroi se ka respekt për Sarrin dhe assesi nuk dëshiron ta vendosë nën presion teknikun italian.

“Nuk doja ta vendosja Maurizion nën presion. Nuk i pëlqej këto lojëra”.
“Ndonjëherë nuk mendoj para se të flas, kjo gjë ndodh. Kam shumë respekt për të dhe isha i lumtur kur dëgjova përgjigjën e tij që thoshte se jam qesharak”.
“Ndodh që them fjalë që askush nuk duhet ti marrë seriozisht. Nuk mendoj se çfarë do që them do vendosë ndonjë skuadër nën presion për të qenë të sinqertë”, deklaroi ai.
Sot (e diele) Liverpool është mysafirë i Atletico Madrid./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...