Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mbetur shumë i befasuar pas “spekulimeve të çmendura” që thonë se Fabinho mund të largohet nga “Anfield” qysh në janar.
Braziliani kaloi në Liverpool nga Monaco, por sezoni i tij nuk nisi si më së miri me skuadrën e re.
Ai nuk pati në dispozicion minutat që mendohej t’i kishte dhe ky fakt ka bërë që të mendohet për një largim të mundshëm të tij.
Por, me këtë mendim nuk pajtohet aspak trajneri gjerman i “The Reds”.
“Periudha më intensive e vitit po afron. Ai shfrytëzoi kohën për tu adaptuar me grupin, gjë që është vërejtur në ndeshjet e fundit. Ai ka luajtur në tri nga katër ndeshjet e fundit” ka thënë Klopp, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.
“Nuk kam dëshirë të flas tani për transferimet,, por nëse dikush pyet, atëherë ju them se askush nuk largohet nga këtu” ka vazhduar ai.
“Do të ishte krejtësisht e çmendur. Ai nuk dëshiron të largohet. Janë thjeshtë spekulime të çmendura „ ishin fjalët e gjermanit.
Liverpool në ndeshjen e radhës për kundërshtar do ta ketë Watfordin, ku ndaj tyre luan si mysafirë.
Mbetet të shihet nëse Fabinho do të aktivizohet në këtë ndeshje ose jo.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...