Jurgen Klopp ka hedhur poshtë sugjerimet se mund të largohet nga Liverpooli për të marrë detyrën në Juventus.
Kampioni i Italisë është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Massimiliano Allegrit por duke folur para ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, Klopp ka thënë:
“Sigurisht, është një ligë që më pëlqen, është vërtetë ngazëllyese por gjithë këto thashetheme që unë i dëgjojë rreth Juventusit janë pallavra”
“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj. Nuk do të largohem nga Liverpooli”
“E njoh Serie A-në shumë mirë, e ndjek dhe më pëlqen, por do të vazhdojë qëndrimin në Liverpoolin”, shton Klopp./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...