
Liverpool manager Jurgen Klopp gives instructions to substitute Diogo Jota during the UEFA Europa League quarter-final, first leg match at Anfield, Liverpool. Picture date: Thursday April 11, 2024. (Photo by Peter Byrne/PA Images via Getty Images)
Një rast që tronditi botën e futbollit e sidomos Liverpoolin ishte vdekja tragjike e Diogo Jotas me 3 korrik të këtij viti pas një aksidenti të rëndë në veri të Spanjës së bashku me vëllain e tij.
Të dy ata mbeten të vdekur në vend, gjersa kjo ngjarje u pasua me dhimbje të madhe, duke ditur se futbollisti i Liverpoolit, kishte vetëm dy javë i martuar, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me humbjen e Diogo Jotas, së fundmi ka folur trajneri që e transferoi në Liverpool, Jurgen Klopp.
Për gjermanin ishte një moment shokues kur e mori vesh për vdekjen e portugezit.
“Kur e mora vesh, u ula aty pa thënë asnjë fjalë. Ai është një anëtar i familjes për mua.”
“Askush në Liverpool nuk do ta përdorë kurrë vdekjen e Diogo Jotës si justifikim. Por kjo është situata çdo ditë. Ata kalojnë nëpër këto dhoma çdo ditë ku edhe ai ecte. Është e pamundur të përballesh me këtë situatë.”
“Si e zëvendëson një djalë si Diogo Jota? Si e zëvendëson një djalë që është kaq i mirë me të gjithë në klub?”
“Është e vërtetë se ishte Mo Salah ai që u përpoq të më bindte të nënshkruaja me Diogo Jota”, deklaroi Jurgen Klopp.
Kujtojmë se Liverpooli i ka paguar të gjithë kontratën e mbetur të Jotas familjes së tij./Arbresh.info
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit