Jürgen Klopp mori përsipër detyrën e drejtorit të aktiviteteve futbollistike të Red Bull janarin e kaluar, pasi i dha fund karrierës si trajner i Liverpoolit me 19 maj 2024 ndaj Ëolvesit.
Tani, një vit e gjysmë më vonë, ai është shfaqur në podcastin The Diary Of A CEO , ku ka diskutuar tema të ndryshme, duke përfshirë rikthimin e tij të mundshëm si trajner, shkruan Arbresh.info.
“Kam thënë se nuk do të trajnoj më një ekip në Angli, që do të thotë se, nëse bëhet fjalë për Liverpoolin, në teori është e mundur. Nuk jam i sigurt. Më pëlqen shumë ajo që bëj tani. Nuk më mungon të jem trajner në kuptimin klasik ende trajnoj, por në një mënyrë tjetër. Nuk më mungon të dal në konferenca për shtyp tre herë në javë apo të jap 12 intervista në javë”, tha ndër të tjera.
Aktualisht, trajner i Liverpoolit është Arne Slot, i cili e ka udhëhequr drejt titullit të 20-të në histori klubin vitin e kaluar.
Mirëpo këtë sezon e ka nisur dobët ku pas tetë ndeshjeve ka pesë fitore e tri humbje, madje radhazi. Shumica e tifozëve të ‘The Reds’ janë kundër vazhdimit të Slotit nën menaxhimin e Liverpoolit, duke marrë parasysh sa ka shpenzuar klubi këtë verë.
Takimin e radhës Liverpooli e luan në Ligën e Kampionëve ndaj Frankfurtit në udhëtim ku do të tentoj t’i kthehet rezultateve pozitive./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...