Një ditë para ndeshjes me skuadrën e Brightonit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbajtur një konferencë për media.
‘Reds’ janë nesër mysafirë i Brightonit, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Amex” me fillim nga ora 16:00.
Gjatë konferencës për media, Klopp u pyet për merkaton e janarit nëse Liverpooli do të jetë aktiv me transferime, dhe përgjigja e trajnerit gjerman nuk do të gëzojë tifozët e ekipit.
“Jo, nuk mendoj, kjo është situata. Puna ime është të përdorë lojtarët që i kemi në dispozicion”, tha trajneri.
“Nuk është se ne kemi shumë para sa nuk dimë se çfarë të bëjmë me to por ne mendojmë që ‘ah nuk na duhet askush’. Nuk është aq e lehtë, nuk mund t’i zgjedhim problemet në merkato me lëndimet që i kemi. Afati kalimtar i transferimeve nuk është zgjidhja e duhur në këto momente”, shtoi më tej gjermani.
Momentalisht, Liverpooli po çalon në mesfushë si dhe me lëndime në repartin e sulmit, dhe si duket këto probleme nuk do të zgjidhen me transferime të reja./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...