Jurgen Klopp ka komentuar humbjen e Liverpool nga PSG me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Humbja në ‘Parkun e Princave’, i ka vështirësuar kalimin tutje Liverpool, që ka nevojë për një natë ‘magjike’ ndaj Napolit në ‘Anfield Road’.
“Fillimi ishte si ne e prisnim, shumë i fortë dhe shumë intensiv”, ka deklaruar Klopp.
“Ne patëm dy-tre situata ku dukshim më të vërtetë premtues, nuk ishin mundësitë më të mëdha në botë, por me një ose dy vendime të ndryshme ne do të ishim në lojë. Ne ishim në lojë, por jo mjaftueshëm për të marrë diçka”.
“Ne duhet të kemi një natë speciale (kundër Napolit). Nëse e bëjmë atë, e kemi merituar. Nëse nuk e bëjmë, nuk kemi mundur. Më 11 dhjetor kemi për të përgatitur finalen në Anfield. Do të jetë një ndeshje e vështirë”
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...