Jurgen Klopp dëshiron transferimin e një mesfushori për sezonin e ri.
Naby Keita pritet të largohet si futbollist i lirë, por rrugën e tij mund ta ndjekin edhe Thiago Alcantara dhe Fabinho.
Trajneri gjerman e ka identifikuar mesfushorin italian Manuel Locatellin si idealin për ta përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ri.
Reprezentuesi italian ka shkëlqyer me Juventusin dhe sot është një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga Klopp i cili dëshiron ta ketë lider të ri në mesfsushë.
Por sipas Calciomercatos nuk do të jetë aspak i lehtë transferimi i tij, pasi Juventusi e vlerëson shumë Locatellin dhe nuk dëshiron ta lejoj largimin e tij.
The Reds megjithatë pritet që gjatë verës të bëjnë një ofertë mbi 60 milionë euro për të testuar Juventusin. /Telegrafi/
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh