Fituesi i Kupës së Botës, Willy Sagnol mendon se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe duhet t’i bashkohet Liverpool.
Francezi është i lidhur me largimin nga “Parku i Princave”, ndërsa Liverpool dhe Real Madrid janë dy klubet më të interesuara, transmeton portali arbresh.info.
Sagnol e ka këshilluar Mbappe të kalojë te Liverpool sepse nën urdhrat e Jurgen Klopp mund të bëhet mbret.

“Klubi ka avantazh të madh. Me Klopp, çdo lojtar do dëshironte të punonte”.
“Mbappe do përshtatej nën urdhrat e tij, ai kërkon shumë punë mbrojtëse nga sulmuesit, të cilën Mbappe nuk e ka arritur ende”.
“Por, mund ta mësojë, sidomos nga një djalë si Klopp. Mbappe mund të bëhet mbret me Jurgen Klopp te Liverpool”, deklaroi ai.
Kartoni i Mbappe vlen rreth 200 milionë euro dhe nuk dihet nëse ndonjë skuadër mund ta paguajë gjatë verës./arbresh.info.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...