Nesër në mbrëmje do të zhvillohet finalja e garës më të rëndësishme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitana”, të Madridit.
Pasditen e sotme ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp.
Kjo është finalja e dytë në Ligën e Kampionëve, pas asaj të humbur vitin e kaluar ndaj Real Madridit.
Përtej futbollit të bukur, Klopp njihet edhe si një “humbës i madh” i finaleve, pasi ka dështuar në plot gjashtë raste.
“Kam humbur gjashtë finale në karrierën time dhe po të dija motivin, do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi”.
“Megjithatë e kaluara nuk vlen aspak, pasi këtë sezon e kemi mposhtur dy herë Tottenhamin, por nesër në mbrëmje, e di që do të jetë tërësisht ndryshe”, ka thënë trajneri gjerman. /Telegrafi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...