Pep Guardiola ka skuadrën më të shtrenjtë në Evropë në dispozicionin e tij, duke lënë shumë pas skuadra si Barcelona dhe Real Madrid.
Sipas një studimi të CIES, Instituti i Statistikave në Sport, vlera e “qytetarëve” i kalon 1 miliard euro dhe në total janë ekipi më me vlerë, për momentin në kontinentin e vjetër.
Saktësisht, vlera e Manchester Cityt shkon 1.196 miliardë euro, ndërsa ndiqen nga Tottenhami me 1.173 miliardë euro.
Pas anglezëve vjen dhe Barcelona me 1.130 miliardë euro.
Lista e ekipeve më të shtrenjta plotësohet me Chelsean, Mancehster Unitedin dhe Real Madridin.
Ekipi italian më i pasuri me lojtarë është Juventusi që vlen mbi 700 milionë euro.
Në 15 ekipet më të forta janë edhe Liverpol dhe PSG, që e kanë edhe lojtarin më të kushtueshëm në glob.
Pas Neymar vijnë Harry Kane dhe Paolo Dybala.

Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...