Elseid Hysaj ka disa afate kalimtare që bëhet subjekt i mediave për të kaluar në ndonjë skuadër tjetër, duke u larguar nga Napoli.
Megjithatë mbrojtësi shkodran nuk duket se do të largohet as në këtë verë nga skuadra e jugut të Italisë.
Sipas njërit prej gazetarëve dhe ekspertëve më të mëdhenj në Itali për transfere, Nicolo Schira, shqiptari nuk do të largohet nga Napoli.
Madje, sipas tij palët kanë filluar bisedimet për një rinovim kontrate.
Raportet e fundit thoshin se Torino ishte tepër e interesuar për shqiptarin.
Megjithatë, Gattuso nuk duket se do largimin e tij dhe se Hysaj gjithnjë e më shumë i bindet atij.
Kohëve të fundit, Hysaj e kishte humbur vendin e titullarit sidomos gjatë kohës ku trajner i Napolit ishte Ancelotti, por duket se tani ato janë rregulluar dhe se lojtari pritet që të qëndrojë në skuadër. /GazetaExpress/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim